Dy binjaket sudaneze të lindura të bashkuara në kokë u ndanë nga një ekip mjekësh britanikë.

Rital dhe Ritag Gabura, 11 muajshe u shkëputën nga njëra-tjetra më 15 gusht, pas katër operacionesh që u kryen në një spital për fëmijë, në Britaninë e Madhe.

Ato nuk patën asnjë pasojë neurologjike pas operacionit. Vetëm një në 10 milionë fëmijë i mbijeton një problemi të tillë.

Prindërit e binjakëve, të dy mjekë, u shprehën të lumtur pas ndërhyrjes kirurgjikale.

Top Channel