Teuta e vetme në krye

17/09/2011 22:00

Goli i Hyshmerit në minutat shtesë i ka dhënë fitoren 1-0 Teutës ndaj Flamurtarit dhe vendin e parë pas shumë vjetësh në Superligë. Edhe pse kanë qenë më dominues dhe kërkues, vlonjatët janë ndëshkuar në fund, duke dalë pa asnjë pikë nga “Niko Dovana”.

Tirana ka fituar duelin e golave në Krujë duke triumfuar 2-3 ndaj Kastriotit, 3 pikët e para këto për bardheblutë e drejtuar nga spanjolli Sanchez. Krutanët mbyllën pjesën e parë me avantazhin 1-0 falë golit të Inkangos. Pjesa e dytë filloi mjaft mirë për bardheblutë të cilët barazuan me Balën. Pas këtij goli ishin krutanët ata që tentuan avantazhin, ndërkohë që ndodhi e kundërta. Gilman Lika dyfishoi për Tiranën. Edhe pse e shokuar skuadra e Kastriotit rigjeti forcat për të shënuar dhe golin e dytë sërish me Inkango. Atëherë kur u mendua se kjo ndeshje nuk do të kishte fitues, Dushku shënoi golin e fitores për Tiranën, e cila merr fitoren e parë në këtë edicion.

Pogradeci ka fituar duelin e debutuesve me Tomorin duke mundur 1-0 skuadrën beratase. Golin e 3 pikëve e shënoi Tanushi në pjesën e dytë të ndeshje.

Shkumbini ka mposhtur lehtësisht 2-0 Apoloninë. Klement Xhyra kaloi peqinasit në avantazh, ndërkohë që Sulkja vulosi fitoren e Shkumbinit, skuadër e cila duket se e harroi atë humbje të turpshme javën e parë në Ballsh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA