Krijohet ena artificiale e gjakut në 3D

17/09/2011 11:20

Enë artificiale gjaku të krijuara në një printer 3D mund të përdoren së
shpejti për transplantin e organeve të krijuara në laboratore.

Deri më sot, pengesa në projektimin e indeve ka bërë që ato të furnizohen në mënyrë artificiale nga elementë ushqimore që duhet të kalonin përmes enëve kapilare.

Një grup studiuesish në institutin Fraunhofer në Gjermani ka zgjidhur këtë problem duke përdorur një printer 3D dhe një teknikë të quajtur “polimerizimi i multifotoneve”.

Zbulimi në fjalë do të prezantohet për herë të parë në panairin e bioteknikës që do të zhvillohet në Gjermani në muajin tetor.

Mes shumë pacientëve në nevojë urgjente për një transplant organi, një numër i madh prej tyre nuk e marrin atë në kohë.

Në Gjermani për shembull, mbi 11 mijë persona janë vendosur në listën e pritjes së organeve vetëm në vitin 2011.

Për t’u siguruar që sa më shumë pacientë të marrin ndihmën e kërkuar, studiuesit që merren me projektimin e indeve në mbarë globin kanë punuar për krijimin e indeve artificiale dhe madje edhe për krijimin e një organi të tërë në laborator.

Por që një organ i tillë të funksionojë duhet që të pajiset me enë gjaku artificiale, tuba të vegjël dhe jashtëzakonisht kompleks, si ato që kanë organet natyrale për të marrë ushqimin.

Top Channel