Kinë, shpëtohet 5 vjeçari

17/09/2011 21:35

Në Yizhu të Kinës, është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të shpëtuar një fëmijë 5 vjeçar, të cili i kishte mbetur koka mes hekurave mbrojtës të ballkonit të shtëpisë së tij.

Një kalimtar lajmëroi skuadrat e zjarrfikësve të cilët u detyruan të këpusnin hekurat me sharrë elektrike.

Fëmija ka mbetur i shokuar nga incidenti, por pa asnjë lëndim në trup.

E ëma rrëfeu më vonë se e kishte parë të birin teksa ecte mbi hekurave, e për një çast kishte rrëshqitur e koka i kishte mbetur e bllokuar, ndërsa trupi i lëkundej në ajër.

Top Channel