Katari kërkon të blejë Manchester UTD

17/09/2011 00:00

Pas Malaga-s dhe PSG-së, Katari i ka hedhur sytë tek Manchester United.
Familja mbretërore ka bërë një ofertë për të marrë klubin anglez.

Lajmin e bën të ditur shtypi arab, sipas të cilit një delegacion do të shkojë në Angli të hënën në përpjekje për të mbyllur marrëveshjen.

Zërat për një negociatë të mundshme mes Katarit dhe familjes Glazer, pronare e Djajve të Kuq, filluan të qarkullonin që në janar.

Gjithashtu, një vizitë e kryer pak kohë më parë në Doha nga trajneri Alex Ferguson ishte konsideruar si sinjal i rëndësishëm.

Muajin e kaluar familja Glazer shprehu synimin e saj për të lëshuar kuota të shoqërisë në bursën e Singaporit.

Iniciativa synonte të shndërronte në monedhë markën e një prej klubeve më popullore në botë, me qëllim pakësimin e borxheve.

Megjithatë, familja bëri të ditur se në asnjë rast nuk do të jepej më shumë se 25% e të gjithë paketës së aksioneve.

Top Channel