Pijedashësit e parë kanë mbërritur kur ishte ende errësirë për të siguruar që në 6 të mëngjesit një vend në Oktober Fest.

Aktiviteti i përvitshëm filloi sot me një dolli nga kryetari i Bashkisë së Mynihut, në orën 12:00.

“O Zapf’t ist”, është shprehur qytetari i parë, Christian Ude, ashtu siç e do edhe tradita prej 1810-s.

Por ndërkohë është rritur çmimi i birrës: për herë të parë një kriko një litërshe kushton më shumë se 9 euro, shkruan DPA.

Top Channel