Kamza mund Vllazninë 1-0

16/09/2011 20:00

Kamza ka marrë fitoren e parë në Superligë pasi ka mundur 1-0 Vllazninë e Mirel Josës, duke u bërë dhe supriza e parë në javën e dytë.

Ekipi i drejtuar nga Ernest Gjoka ka triumfuar ndaj shkodranëve falë golit të Pemës në fillimin e pjesës së dytë.

Vllaznia kishte shumë minuta në dispozicion për të reaguar, por në këtë ndeshje sulmuesit Vajushi dhe Sukaj ishin shumë larg epitetit golashënues.

Laçi i rikthyer përpara tifozëve të vet pas dënimit të mbartur nga sezoni i kaluar, ka barazuar 2-2 me Bylisin.

Edhe pse kanë kaluar dy herë në avantazh ballshiotët nuk kanë mundur të ruajnë fitoren deri në fund, por që gjithsesi dalin kryesues të përkohshëm të Superligës nga transferta e vështirë e Laçit.

Top Channel