Inter, Figo dhe Baggio për pankinën

16/09/2011 09:50

Inter ka filluar të mendojë për zëvendësuesin e trajnerit Gianpiero Gasperini pas humbjes së tre ndeshjeve zyrtare të zhvilluara deri tani.

Ndeshja me Romën do të jetë vendimtarja për trajnerin zikaltër. Nëse edhe kjo ndeshje humbet, atëherë mendohet se Luis Figo do të jetë pasuesi i tij në stol.

Ish-futbollisti portugez i Barcelonës, Real Madridit dhe Interit është një personazh karizmatik dhe i dashur për grupin zikaltër.

Një ide tjetër, që është edhe më e pëlqyera për tifozët e Interit, është Roberto Baggio. Por, ish-ylli italian nuk pranon një detyrë si trajner. Baggio do të merrte përsipër me kënaqësi vetëm një rol drejtuesi brenda shoqërisë.

Emra të tjerë që janë lakuar si kandidatë për stolin zikaltër menjëherë pas humbjes turpëruese ndaj Trabzonspor të mërkurën janë edhe ato të Delio Rossi dhe Claudio Ranieri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA