Galliani: Napoli kampionati, ne Champions

16/09/2011 17:25

“Champions për Milan dhe kampionati për Napolin? Do të firmosja për gjithë jetën”. Kështu është shprehur Adriano Galliani për mikrofonin e radios Kiss Kiss, teksa po përgatitet për ndeshjen e të dielës në mbrëmje në San Paolo që do të shohë përballë skuadrën e Mazzarri dhe atë të Allegri, të dyja pasi kanë zhvilluar ndeshjet e Champions League.

“Napoli është kthyer më në fund në nivelet e tij, duke na kujtuar sfidat e mëdha në vitet ’80, ndeshje fantastike me Maradonën, Careca, Giordano, Gullit, Van Basten, Baresi. Sfida të paharrueshme. Futbolli italian ka nevojë për Napolin”, është shprehur Galliani.

Zëvendëspresidenti i Milanit shprehet i balancuar për kampionatin.

“Do të jete shumë i ekuilibruar. Më shumë se një skuadër mund të fitojë titullin, mes tyre është Napoli, por natyrisht edhe Milan. Mungesat? Do të mungojnë shumë futbollistë, është e kot t’i llogarisim. E respektojmë Napolin, por nuk kemi frikë të luajmë në San Paolo. Do të kemi shumë mungesa, por gjithnjë do të luajmë me 11 lojtarë, nuk ankohemi dhe do të kryejmë një sfidë të madhe”, theksoi Galliani.

Top Channel