Lazio e Edi Reja barazoi 2-2 me rumunët e Vasluj duke bërë një start zhgënjyes në Europa League.
Edhe pse kaluan të parët në avantazh me Cisse, skuadra italiane u dorëzua në pjesën e dytë. Rumunët barazuan dhe kaluan në avantazh me dopjetën e Ueslit dhe duke mos mjaftuar kjo e mbyll ndeshjen me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Zaurit.
Por kjo gjë nuk ndikoi keq tek ekipi italian i cili mori një pikë falë golit të Scullit në minutën e 71.
Ka rezultuar e lehtë sfida e parë e PSG në këtë kompeticion. Ekipi francez fitoi 3-1 ndaj Red Bull Salzburg falë golave të Nene, Bodmer dhe Menez. Është ngjitur menjëherë në krye të vendit të parë në grupin I, Atletiko Madrid. Spanjollët kanë triumfuar 2-0 ndaj Celtic falë golave të Falcao në pjesën e parë dhe të diegos në të dytën.
Me fitore e ka startuar sezonin në Europë edhe Udinese. Italianët përmbysën rezultatin duke mposhtur 2-1 skuadrën franceze të Rene.
Vendin e parë në grupin C, e ndajnë Rapid Bukuresht dhe Psv Einthoven. Këto 2 skuadra kanë fituar ndeshjet e para, rumunët fituan 0-1 në transfertë përballë Hapeol Tel Alviv ndërsa holandezët e PSV mundën po 1-0 Legia Varshavën.
Rezultati më i thellë në Europa League ishte ai në Stamboll, ku Besiktasi shkatërroi 5-1 Maccabi Tel Aviv.
Top Channel