Dy javë përpara nisjes së censusit, procesit të mbledhjes së të dhenave
për qytetarët dhe banesat, kryeministri Sali Berisha dhe ambasadori i
Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi inauguruan qendren ku do të
mblidhen dhe përpunohen të gjitha të dhënat nga censusi.
Qendra eshte e pajisur me teknologjine me moderne te perpunimit te te dhenave, ne saje te fondeve te dhena nga Bashkimi Europian. Sistemi i ri i hartografise i mundeson INSTAT-it ti identifikoje cdo banese ne te gjithe Shqiperine, ndersa te dhenat hidhen nepermjet nje sistemi modern skanimi, qe nuk lejon gabime dhe garanton konfidencialitetin e te anketuarve, duke ruajtur prej tyre jo identitetin, por te dhenat e deklaruara prej tyre. Kryeministri Berisha dhe ambasadori Sequi ben vleresimet me te larta per standardet e censusit, qe sipas zotit Sequi po zhvillohet sipas kritereve te vendosura nga Eurostat-i dhe Kombet e Bashkuara.
“Eshtë një akt themelor, i cili do të bëjë të mundur që politika e qeverisë shqiptare të jenë më të drejta dhe më të ndershme, pasi do të japë të dhëna të sakta mbi demografinë e rretheve dhe rajoneve, të dhëna këto të domosdoshme për një shpërndarje më të drejtë të të ardhurave buxhetore në mbarë vendin”, tha Berisha.
Ndërsa Sequi tha se “viti 2001 eshte viti i censusit, sepse vendet ne mbare boten duhet t’i pergjigjen pyetjes: Sa jemi?
Ne pyetesorin per mbledhjen e te dhenave nga popullsia perfshihen edhe pyetjet per perkatesine etnike dhe besimin fetar dhe eshte lene ne vullnetin e cdo qytetari per t’iu pergjigjur ose jo ketyre pyetjeve.
Megjithate, Aleanca Kuqezi, e drejtuar nga nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise, Kreshnik Spahiu e ka cilesuar kete si nje proces antikombetar. Nje qendrim ky qe nga kryeministri Berisha eshte cilesuar jo vetem si atavizem, por edhe si keqperdorim i postit shteteror dhe te depolitizuar te nenkryetarit te KDL-së.
“Por kur këtë e bëjnë institucionet të cilat në ligjin dhe kushtetutën e vendit janë të depolitizuara, kjo lëvizje nuk mund të quhet ndryshe veçse lëvizja ‘faqezi’. Ajo që mua më shqetëson dhe i bëj ketë etiketim është fakti se ata e keqpërdorin detyrën e lartë shtetërore për qëllime meskine personale”, tha Berisha.
Disa ditë më parë kreu i Aleancës, Kreshnik Spahiu deklaroi se për të shkuar drejt Brukselit duhen plotësuar 12 standarde, ndërsa shteti shqiptar nisi të plotësojë rekomandimin e 13-të të Athinës për regjistrimin etnik.
“Integrimi i Shqipërisë duhet të kalojë vetëm nga Brukseli. Shqipëria nuk mundet të mos plotësojë 12 kërkesa, me qëllim që t’i plotësojë tekat Athinës. Këtë proces integrimi ne nuk duhet ta pranojmë sepse nuk mundet të bëjmë një kompromis”, tha Spahiu.
Sipas tij cështja kombëtare, nuk mund të bëhet pjesë e shitblerjes, duke theksuar se Shqipëria është i vetmi popull që nuk di sa njerëz jetojnë brenda kufijve dhe sa shqiptarë jetojnë në emigracion.
“Për shqiptarët janë më të rëndësishem SHBA-të dhe Brukseli se sa Athina. Sot më shumë se kurrë duhet të kemi të qartë se cfarë negociohet dhe se cfarë nuk negociohet”, tha Spahiu,
Myslimanet: Monitorim regjistrimit
Klerike dhe teologë të njohur myslimanë në qytetin e Elbasanit kanë kërkuar me anë të një peticioni që të monitorojnë procesin e regjistrimit të popullsisë.
Ata i kerkojne Qeverisë që të garantojë transparencë maksimale të procesit të rregjistrimit të popullsisë mbi bazën e etnisë dhe fesë. Bashkësia e besimtarëve myslimane të Elbasanit nëpërmjet këtij peticioni paralajmëron se në rast evidentimit të parregullsive gjatë këtij procesit, ata do të bojkotojnë procesin, jo vetëm në rajonin e Elbasanit por në të gjithë vendin.
Edhe klerike te tjere bene thirrje për kryerjen me përgjegjshmëri të madhe të këtij procesi.
Serbia: Të shtyhet regjistrimi
Serbia mbështet shtyrjen e regjistrimit në Shqipëri për shkak të komunitetit serb që konsiderohet se jeton në shtetin shqiptar.
Aleksandar Cotoric, nënkryetar i Këshillit për Marrëdhënie me serbët jashtë Serbisë ka thënë se do të kërkoje nga kuvendi dhe qeveria që të mbështesë kërkesën e pakicave për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë.
Sipas tij, këto ligje dhe rregullore janë diskriminuese pasi pakicat në Shqipëri janë sjellë një pozitë të palakmueshme.
Top Channel