Moratti: Durim me Gasperinin

15/09/2011 15:55

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka analizuar ndeshjen që ekipi i tij humbi në mënyrë të turpshme ndaj turqve të Trabzonsporit me rezultatin 0-1, në San Siro.

“Duhet të kemi durim. Moduli ka ndryshuar dhe loja nuk është ajo që duhet. Humbje të tilla mund të ndodhin. Mos prisni shkarkimin e trajnerit që tani sepse sapo kemi ndryshuar modul dhe duhet t’i japim kohë lojtarëve të mësohen”, është shprehur Moratti.

Përsa i përket formacionit zikaltër me 4 mbrojtës, pas eksperimentit të dështuar të Gasperinit me 3 mbrojtësa në ndeshjen ndaj Palermos, Moratti deklaroi: “Luajtëm më mirë me 4 mbrojtës.”

Edhe pse për momentin Gasperini do të vazhdojë në krye të Interit, sipas mediave italiane ndeshja me Romën do të jetë vendimtare për fatet e trajnerit italian.

Emrat më të lakuar si zëvendësues të tij janë Delio Rossi dhe Claudio Ranieri.

Top Channel