Hockey, kombëtarja indiane refuzon shpërblimin

14/09/2011 16:00

Kombëtarja indiane e hockey ka refuzuar një çmim prej 25 mijë rupi
(rreth 380 euro) për kokë për fitoren në një turneu aziatik, duke e
konsideruar shumën si të turpshme.

Në televizion ata kanë deklaruar se “janë të zhgënjyer nga shpërblimi i ulët që i është ofruar nga federata”.

Ministri i Sportit ka lajmëruar një shpërblim prej 150 mijë rupi (rreth 2300 euro), por edhe shtetet e Maharashtra dhe Punjab kanë dhënë para për fitoren e skuadrës në finalen kundër Pakistanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA