Jupp Heynckes, trajneri i Bayern Munchen, ka besim se ekipi i tij do të arrijë të marrë 3 pikët në ndeshjen ndaj Villarreal, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.
“Do të përpiqemi të luajmë në sulm. Që në momentin kur kam ardhur në krye të ekipit jam munduar që të organizoj repartin difensiv në mënyrë që të marrë pjesë në fazën sulmuese. Për këtë po punojmë çdo ditë”, u shpreh trajneri gjerman.
Përsa i përket ndeshjes që do të zhvillohet në “El Madrigal”, Heynckes theksoi: “Futbolli spanjoll është në një nivel të lartë dhe do të ishte gabim të nënvlerësonim kundërshtarin. Ne kërkojmë të avancojmë sa më shumë të jetë e mundur në këtë kompeticion sepse finalja luhet në fushën tonë.”
Heynckes sheh si favorite për fitimin e Champions Barcelonën: “Barcelona është favoritja e qartë. Më pas ka ekipe si Real Madrid dhe Manchester United që janë edhe më të fortë se vitin e kaluar.”
Top Channel