Biznesi ankohet për referencën

14/09/2011 15:00

Biznesi ankohet se doganat përdorin masivisht cmimet e referencave duke rritur kostot e produkteve që ata blejnë nga jashtë.

Dhoma Amerikane i kërkoi Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave të ndalë referencat, për produktet që blihen nga vendet e zhvilluara

Dogana pretendon se zhdoganimet me cmimet e referencave kanë ardhur në rënie të vazhdueshme dhe po përdoren gjithmonë e më pak

“Aktualisht e kemi 15 përqind zbatimin e kësaj metode, tentojmë që të shkojmë në 13 përqind dhe gradualisht duke e ulur”, thotë Flamur Gjyrmishka,drejtor i Përgjithshëm i Doganave

Por disa biznese e hedhin poshtë këtë pretendim. Ato thonë se doganat shqiptare në pjesën dërrmuese nuk bazohen tek faturat shoqëruese të mallrave, por përdorin abuzivisht referencat.

“Gati 90 përqind e cigareve që hyjnë në Shqipëri janë nga Europa dhe nga Bashkimi Europian. Në 90 përqind të këtyre cigareve aplikohet cmimi i referencës, mos them 100 përqind të rasteve”, thotë Andi Nano, nga “Japan Tobacco International”.

Cmimet e referencave kanë qenë shpesh burim përplasjesh me biznesit dhe administratës doganore.

“Ne kemi qenë dëshmitarë kur na u njoftua nga një prej drejtorëve të përgjithshëm për heqjen e cmimeve të referencave, dhe një vit pas na u tha se cmimi i referencave është shtylla e sistemit doganor. Qe një shok. Nuk e dimë se cili është trendi”, tha Genc Boga, nga Dhoma Amerikane e Tregtisë.

Në disa raste cmimet e referencave janë shndërruar në burim konflikti tregtare. Pak kohë më parë Kosova akuzoi Shqipërinë për proteksionizëm përmes cmimeve të referencave në disa artikuj ushqimor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA