Barcelona, Iniesta larg fushave për 1 muaj

14/09/2011 09:45

Andres Iniesta, mesfushori i Barcelonës, ka pësuar një dëmtim në bicepsin femoral të këmbës së majtë gjatë pjesës së parë të takimit të së martës mes ekipit të tij dhe Milanit, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.

Spanjolli u zëvendësua nga Cesc Fabregas në minutën e 38 të ndeshjes.

Tashmë do të priten rezultatet e analizave për të përcaktuar shkallën e dëmtimit, por kontrollet e para kanë përcaktuar se Iniesta do të qëndrojë rreth një muaj larg fushave.

Javën e kaluar ishte Alexis Sanchez ai që dëmtohej në radhët e blaugranave. Sulmuesi kilian do të qëndrojë 2 muaj larg.

Top Channel