Andre Villas-Boas, trajneri i Chelsea, ka theksuar se lënia në stol e Fernando Torres për ndeshjen ndaj Bayer Leverkusen mund të motivojë sulmuesin spanjoll.
Torres u la në stol në ndeshjen e javës së katërt të Premier League dhe ka shumë mundësi që edhe ndeshjen e sotme të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve ta nisë nga stoli.
“Kam mendimin se të qenit zëvendësues mund ta motivojë më shumë një lojtar si Torres”, u shpreh trajneri portugez.
Në lidhje me Champions, Villas-Boas deklaroi: “Ky kompeticion është më i vështirë edhe se Kupa e Botës sepse kërkon një talent më të madh nga lojtarët dhe një punë më të madhe nga trajnerët përsa i përket rotacionit dhe motivimit të lojtarëve.”
“Në Europë ka shumë ekipe të talentuara që mund të fitojnë Champions, nuk mendoj se ka favoritë të qartë”, tha trajneri i Chelsea.
Top Channel