Vettel, piloti i rekordeve në Formulën 1

13/09/2011 11:20

Sebastian Vettel është shumë pranë shpalljes kampion në Formula 1 për herë të dytë në karrierën e tij dhe të thyejë kështu rekordin e Fernando Alonsos si piloti kampion bote i dyfishtë më i ri në histori.

Gjermani i Red Bull ka thyer rekordin e pilotit më të ri që shpallet kampion bote, pilotit më të ri që hipën në podium, pilotit më të ri që udhëheq një garë dhe pilotit më të ri që fiton një garë në Formulën 1.

Nëse fiton në garën e Singaporit, Vettel do të thyejë edhe një rekord tjetër, atë që Michael Schumacher e vendosi në vitin 2002, kur u shpall kampion kur duheshin edhe 4 gara deri në përfundim të kampionatit. Nëse fiton në Singapor, Vettel do të shpallej kampion 5 gara para fundit të sezonit.

Gjithashtu, Sebastian Vettel është i vetmi pilot në aktivitet, së bashku me Michael Schumacher, që ka fituar Grand Slamin e Formulës 1 ose fitimin në katër cirkuitet e mëdha të Formulës 1: Monaco, Spa, Silverstone dhe Monza.

Fernando Alonso nuk ka fituar kurrë në Spa, ndërsa Lewis Hamilton nuk ka fituar në Monza.

Vetëm 4 pilotë të tjerë kanë arritur Grand Slamin: Juan Manuel Fangio, Alain Prost, Ayrton Senna dhe çuditërisht David Coulthard.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA