UEFA hedh poshtë apelin e Sion
13/09/2011 18:00
Sion mbetet jashtë Europa League. Lajmin e ka bërë të ditur organi i apelit të UEFA-s, që ka hedhur poshtë ankesën e paraqitur nga klubi zviceran.
Sion është ankuar kundër vendimit me të cilën ishte dekretuar humbja në tavolinë gjatë paraeleminatoreve kundër Celtic, për të hyrë në fazën tjetër.
Organi apelit ka dëgjuar palët dhe ka vendosur të hedh poshtë apelin e prezantuar nga Sion, duke konfirmuar se skuadra zvicerane ka nxjerrë futbollistë të papërdorshëm në të dyja ndeshjet.
Top Channel