“Cassano do të luajë”. Administruesi i deleguar i Milanit, Adriano Galliani konfirmon se fantazisti i Barit do të gjejë vend në formacionin që do të përballet në mbrëmje me kampionët në fuqi të Barcelonës për ndeshjen e Champions League.
Në realitet numri dy i kuqezinjve e kishte thënë që dje përpara se të nisej në Camp Nou, por Allegri ka dashur që të marrë në konsideratë mundësinë e vendosjes së Seedorf e Boateng, pas Pato.
“Skema historike e Milanit është 4-3-1-2 – është shprehur Galliani në përfundim të një darke me drejtuesit e Barcelonës. – Kështu do të luajmë edhe këtë mbrëmje, pavarësisht dëmtimit të Ibrahimovic. Cassano do të jetë në fushë”.
Ibrahimovic nuk do luajë kundër Barças
Zlatan Ibrahimoviç nuk do të luajë në sfidën e Champions kundër Barcelonës.
Sulmuesi suedez i Milanit vuan nga një problem muskulor dhe është i detyruar të mos luajë në ndeshjen e sotme në Camp Nou.
Top Channel