Nga forumi i Assago tek pasarela e New York Fashion Week. Rokstarja Avril Lavigne ka ndërprerë për një ditë turin e saj evropian dhe ka fluturuar tek Big Apple për të prezantuar koleksionin e ri pranverë-verë të linjës së saj Abbey Dawn.
Linja, emri i së cilës është frymëzuar nga nofka që i është vënë që fëmijë, është shprehje e look-ut transgresiv dhe gjysmëshkollor që karakterizon këngëtaren e re kanadeze.
Avril Lavigne me look të ri
Avril Lavigne duket se është pjekur. Vitet kur këngëtarja shfaqej gjithmonë me look-un e rokeres kanë kaluar tashmë dhe Lavigne ka filluar të veshë taka dhe fustane mbrëmjeje të firmave nga më prestigjiozet.
“Kur isha më e vogël gjithmonë më pëlqenin veshjet ‘rebele’, por me kalimin e kohës ndryshon edhe gusto. Tani që jam rritur e ndjek më shumë modën. Më parë as nuk e mendoja të vishja taka apo fustane të shkurtra”, shprehet këngëtarja 26-vjeçare.
Top Channel