Champions, Wenger: Reali dhe Barça favorite

13/09/2011 19:10

Arsene Wenger mendon se ka një distancë mes dy skuadrave të mëdha spanjolle dhe pjesës tjetër të Evropës.

“Mendoj se këtë vit janë dy skuadra më të forta se të tjerat në Champions League – shprehet trajneri i Arsenal i intervistuar në të përditshmen britanike Guardian – Real Madrid dhe Barcelona. Të tjerat për t’u vlerësuar gjatë sezonit”.

Menaxheri i Arsenalit vazhdon në mendimin e tij duke prezantuar çështjen financiare.

“Jashtë nga Anglia – shpjegon ai – Barca e Real kanë pushtet më të madh financiar në krahasim me vitet e shkuara pasi kanë adresuar të drejtat e tyre televizive. Kështu, për momentin, si Manchester City dhe Chelsea, mund të blejnë këtë të duan”.

Top Channel