Anzhi kërkon Fabio Capellon

13/09/2011 11:00

Fabio Capello, trajneri i Anglisë, mund të jetë tekniku i ardhshëm i rusëve të pasur të Anzhit, pas Euro 2012.

Sipas ‘Daily Mail’, trajneri italian është në dijeni të ofertës së ekipit ku luajnë lojtarë si Roberto Carlos dhe Samuel Eto’o, por nuk do ta vlerësojë ofertën deri sa të arrijë kualifikimin me Anglinë për në europian.

Ndeshja kyçe për kombëtaren e “Tre Luanëve” do të jetë ajo ndaj Malit të Zi, që do të zhvillohet në muajin tetor.

Fabio Capello është bërë trajneri i kombëtares angleze në dhjetor të vitit 2007 dhe ka deklaruar se do të largohet nga futbolli kur të përfundojë kontrata e tij me FA (Federatën Angleze të Futbollit).

Të shohim nëse milionat e Suleyman Kerimov do t’i ndërrojnë mendjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA