US Open, triumfon Stosur

12/09/2011 08:55

Samantha Stosur fiton titullin e saj të parë Grand Slam duke mundur Serena Williams në finalen e US Open.

27-vjeçarja australiane triumfoi në dy sete: 6-2 dhe 6-3.

Amerikania Serena Williams ishte nisur si favorite në këtë finale sepse nuk kishte humbur asnjë set gjatë këtij turneu, por në ndeshjen finale gaboi shumë. Mjafton të përmenden 25 gabimet e dyfishta në shërbim.

Stosur ka fituar pa shumë vështirësi në 1 orë e 13 minuta lojë.

Top Channel