Superliga, Tirana e nis me humbje

12/09/2011 23:25

Tirana e filloi me humbje këtë sezon pasi u mund 0-1 në “Qemal Stafa” nga Teuta.

Sfida filloi me nje ceremoni modeste për largimin nga futbolli të një prej emrave të mëdhenj të lojtarëve të këtij klubi te viteve ’80, Agustin Kola që ka shkelmuar topin e parë.

Tirana u tregua e paqartë në mesfushë, gaboi shumë dhe nuk arriti të krijojë raste për të shënuar. Ndryshe ishte situata te skuadra e Teutës e cila rrezikoi disa herë portën e Likës.

Në minutën e 30-të, Markovic arriti të përfitojë nga përgjumja e mbrojtjes se Tiranës dhe kaloi durrsakët në avantazh.

Reagimi i bardhebluve ishte shumë i dobët. Përvec lojës së dobët në këtë sfidë edhe fati nuk ishte me Tiranën, pasi traversa nuk lejoi dy herë që gjuajtet e Likës dhe të Ahmataj të përfundonin në rrjetë.

Ndërkohë në sfidën tjetër të së hënës, Kastrioti shkatërroi 4-0 debutuesit e Pogradecit. Golat për krutanët të cilët ngjiten në vendin e parë u shënuan nga Inkango dy herë, Turdiu me 11 metërsh dhe Mucollari.

Top Channel