Seria A, fiton Juventus, humb Inter

12/09/2011 08:00

Juventusi i Contes ka bërë një start të shkëlqyer në Serie A pasi ka mundur 4-1 Parmën në stadiumin e ri.

Kanë mjaftuar 16 minuta që Juve të hapë serinë e golave me Lichsteiner. Dominimi i vendasve ka dhënë frytet e veta në pjesën e dytë, ku u shënuan dhe 3 gola të tjerë. Pepe dyfishoi në minutën e 58, ndërsa Vidal shënoi golin e tretë për Zonjën e Vjetër në minutën e 73. Pirlo me një nga perlat e tij nxjerr të lirë Marchisio, i cili shënoi golin e kartët për Juven.

Në fund të ndeshjes Giovinco shënoi me një 11-metërsh, por për tifozët bardhezinj ky gol është shumë pak për të prishur festën e rikthimit të Juves te fitorja.

Ka rezultuar zhgënjyes debutimi i Luis Enrique në Serie A. Roma është mundur 1-2 në Olimpiko nga Cagliari. Conti dhe Kabir janë autorët e fitores së Cagliarit ndërkohë që goli i vetëm për kryeqytetasit u shënua nga De Rossi në minutën e fundit.

Humbet edhe Interi, por përveç kësaj loja e zikaltërve nuk kënaq. Edhe pse ka kaluar dy herë në avantazh skuadra e Gasperinit është mundur 4-3 nga Palermo. Goli i Militos në minutën e 33 mbylli pjesën e parë me avantazhin e Interit, por loja e mirë e Palermos  u shpërblye në pjesën e dytë me dy gola të Miccolit, Hernandez dhe atë të Pinillës.

Goli i Forlan nuk ndryshoi asgjë në fund të ndeshjes përveçse vulosi fitoren 4-3 të Palermos dhe tregoi se Interi vazhdon të jetë në kërkim të identitetit.

Top Channel