Barcelona, Messi: Mos t’i lëshojmë pe Murinjos

12/09/2011 21:15

“Të përpiqemi të mos i lëshojmë pe Murinjos. Edhe pse nuk është gjithnjë e lehtë, sepse nganjëherë thotë gjëra që të irritojnë”. Kështu është shprehur futbollisti i Barcelonës, Lionel Messi.

Me këtë deklaratë “pleshti” është i detyruar të pranojë se argumenti “Mou”, është në rendin e ditës në klubin e tij.

Për t’i kthyer humorin e mirë, “topit të artë” mjafton t’i kujtosh shokët e tij të skuadrës.

“Adhuroj të qendroj këtu dhe të luaj me Xavi e Iniesta. Jam i lumtur për mënyrën se si po shkojnë gjërat tek Barcelona. Duke filluar nga kategoritë inferiore ka qenë shumë e rëndësishme për karrierën time. Këtu të formojnë si futbollist, në Argjentinë është diçka që po fillon të humbasë”, theksoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA