I janë bashkangjitur skuadrave të kreut edhe Flamurtari me Apoloninë. Vlonjatët kanë mposhtur 2-1 debutuesit e Kamzës ndërkohë që fierakët fituan 2-0 ndaj Dinamos.
Në fushën asnjanëse të Gjirokastrës, Flamurtari i drejtuar nga Edmond Lutaj kaloi i pari në avantazh me Veliun, në minutën e 41-të. Në pjesën e dytë Kamza ka qenë më kërkuese duke vënë disa herë në vështirësi kundërshtarin.
Përpjekjet e tyre u shpërblyen në minjutën e 80 kur Mici barazoi shifrat. Vlonjatët me eksperiencën e tyre kanë rikthyer shumë shpejt gjithcka në avantazhin e tyre. Begaj në minutën e 84 shënoi golin e fitores për Flamurtarin skuadër e cila do të luajë dhe 5 ndeshje të tjera jashtë stadiumit të vet për shkak të dhunës që ushtruan tifozët vlonjatë në ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar me Skënderbeun.
Apolonia ka mundur 2-0 Dinamon, skuadër kjo me shumë probleme dhe vetëm pak ditë më parë nisi stërvitjen për këtë sezon. Dy gola në cdo pjesë të shënuar nga Rama dhe Gërxho u kanë mjaftuar fierakëve të Stavri Nicës të marrin fitoren e parë në kampionat.
Top Channel