Seria A, Napoli merr tre pikë

11/09/2011 08:00

Napoli ka filluar mirë këtë sezon të Serisë A duke marrë tre pikët e para.

Skuadra e Maxarrit ka fituar 3-1 në fushën e Cezenës. Menjëherë kalojnë në avantazh napolitanët me Lavecin, i cili shfrytëzon mjaft mirë një përgjumje të mbrojtes bardhezi.

Nuk demoralizohen romanjolët dhe gjejnë golin e barazimit në minutën e 24-të me Guanën.

Në pjesën e dytë përfiton Napoli edhe nga epërsia numerike pasi Benalune la Cezenën me 10 lojtarë.

Kampanjaro dhe Hamshik shënojnë dy gola të tjerë që i japin fitoren në këtë javë të parë të Serisë A Napolit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA