Marks King është fituesi i garës së 12 km në kampionatin botëror të Vrapit në Mal që u zhvillua në Tiranë. Atleti amerikan e mbylli garën me kohën 57 min e 6 sek duke marrë medaljen e artë në këtë disiplinë.
Edhe në kategorinë e femrave ishte një atlete amerikane ajo që triumfoi. Kejsi Emion e mbylli garën e 8 km me kohë 40’39’’duke zënë vëndin e parë.
Në garat e të rinjve turku, Adem Karagëz zuri vendin e parë në garën e 8 km, ndërsa në kategorinë e femrave e para doli Lea Einfold nga Sllovenia, që vrapoi 4 km për 20’23’’.
Në këtë botëror morën pjesë 12 sportistë shqiptar, 4 femra dhe 8 meshkuj. Në garën për meshkujt e rinj sportisti Gëzim Probibaj doli në vëndin e 49-të, Marenglen Faslli në vendin e 56-të dhe Arlind Subashi në vëndin e 61-të.
Në garën për femrat e rritura, atletetet shqiptare Klesta Gjyli dhe Klodiana Kalluci, dolën përkatësishtë në vëndet 43 dhe 44.
Kjo është hera e parë që Shqipëria organizon një kampionat ndërkombëtar, në të cilën morën pjesë mbi 400 sportistë nga 34 vende të botës.
Top Channel