Kate Winslet ha fjalën dhe zhvishet sërish. Aktorja 35-vjecare, e cila
në vitin 2009 premtoi se nuk do të zhvishej më kurrë nëpër skena filmi,
duke deklaruar për revistën “Time” se nuk kishte dëshirë të kujtohej
si një aktore që bën gjithcka për karrierën, tani është shfaqur sërish
nudo në miniserinë “Mildred Pierce”.

“Jam hipokritja e kësaj dekade”, deklaroi Kate për revistën “V”, duke shtuar se sërish urren fuqishëm të xhirojë skena nudo.

Kate rrëfen se ndihet shumë e sikletosur kur xhiron skena të tilla dhe nuk ndihet si vetëvetja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA