Prodhimi shqiptar, me kosto të lartë

10/09/2011 08:15

Sikur të mos mjaftojë rritja e taksave dhe kriza e likuiditeteve, biznesi në vendin tonë po operon me kushte të vështira.

Prodhimet e biznesit shqiptar po dalin me kosto të lartë, që sipas INSTAT-it e tejkalon nivelin e 3 përqindëshit, në raport me një vit më parë.

Instituti i Statistikave bëri publike dje Indeksin e Çmimeve të Prodhimit për tremujorin e dytë të vitit 2011, i cili kishte shënuar rritje prej 0.5 përqindësh kundrejt tremujorit të parë 2011.

Duke i marrë të gjithë sektorët me radhë, INSTAT vë re se pothuajse të gjitha kategoritë e industrisë janë të prekura nga rritja e kostove.

Zhvillimet e fundit e kthejnë vendin tonë aspak konkurrues. INSTAT nuk jep argumente pse është rritur kostoja, por kuptohet qartë se rishikimi i legjislacionit fiskal ka ndikuar negativisht në nxjerrjen e produktit final.

Kështu, Industria Nxjerrëse shënoi një rritje të kostove prej 0.5 përqindësh. Këtu INSTAT përmend rritjen e çmimeve të produkteve në aktivitetet “Nxjerrja e produkteve energjetike” me 1.8 për qind.

Sa i takon çmimeve të prodhimit të produkteve në aktivitetin “Nxjerrja e produkteve joenergjetike”, regjistrohet ulje me prej 0.5 përqindësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA