Montezemolo: S’jemi në gjendjen optimale
10/09/2011 13:50
“Me sa kam parë deri tani, nuk jemi në gjendjen më të mirë, por hesapet do t’i bëjmë të dielën mbrëma”.
Kështu ka deklaruar presidenti i “Ferrari”, Luca di Montezemolo, i cili ka mbërritur në pistën e Monzës për të ndjekur provat për Cmimin e Madh të Italisë.
“Shoh që stafi ynë është shumë i motivuar dhe shpresoj se do të arrijmë t’i japim kënaqësi tifozerisë sonë”, është shprehur Montezemolo.
“Por për fat të keq makina nuk është në gjendjen më të mirë dhe me të gjitha trajtimet që po i bëjmë, mbetet e vështirë të bëhet e përsosur”, ka shtuar ai.
Top Channel