F1, Itali, Vettel në pole position

10/09/2011 15:15

Edhe njëherë Sebastian Vettel me Red Bull ka rezultuar në pole position në provat zyrtare për Çmimin e Madh të Monzës, në Formula 1.

Gjermani, kampion i botës, do të niset i pari për herë të 25 në karrierën e tij, në 75 Çmime të Mëdha, ndërsa për Red Bull është hera e parë në Monzë.

Vettel ka bërë xhiron më të shpejt për 1’22″275 duke lënë pas Mclaren e Lewis Hamilton (1’22″725).

Në radhë të dytë do të nisen nesër Jenson Button (1’22″777) e Fernando Alonso (1’22″841).

Nuk ka mundur të renditet më mirë se sa vendi i pestë piloti tjetër i skuadrës Red Bull, Mark Webber, i cili përkrah tij do të ketë një makinë Ferrari atë të Felipe Massa-s. Vec kohës së Sebastian Vettel të gjtihë pilotët që renditen pas tij kanë kohë që ndahen me vetëm pak të dhjetat apo edhe të mijetat mes tyre, një tregues ky për ngjashmëri të makinave e të rivalëve e që në garën e nesërme, gjithcka mund të ndodh, nga njëra anë Red Bull-i e Vettel në krye e të pakapshëm, nga ana tjetër të zotët e shtëpisë së Ferrarit që me cdo kusht do të kërkojnë të justifikojnë përpara tifozerisë së tyre këtë sezon të dështuar për ta.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA