Ekonomia shqiptare, e përqendruar në Tiranë

10/09/2011 08:30

Ka dy Shqipëri! Njëra ka ekonomi afërsisht dy herë më të pasur se sa pjesa tjetër e vendit. Tjetra është e varfër.

Instituti i Statistikave publikoi dje për herë të parë Prodhimin e Brendshëm Bruto sipas prefekturave, një publikim që nxori në pah hendekun e thellë mes Tiranës dhe pjesës tjetër të vendit.

Statistikat tregojnë se Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë në vitin 2009 qe 2728 euro në rang kombëtar.

Por Tirana shijon PBB për frymë prej 4126 euro, ose 51 për qind më shumë sesa pjesa tjetër e vendit.

Tirana rezulton 2.2 herë më e pasur se Dibra, 2 herë më e pasur sesa Lezha e Korça, 1.9 herë më e pasur sesa Shkodra, Elbasani e Gjirokastra.

Tirana është edhe 1.6 herë më e pasur sesa Durrësi, i cili është qarku i dytë më i pasur në Shqipëri. Të dhënat e INSTAT janë të vlefshme për vitin 2009.

Për këtë vit, Kukësi rezulton më i pasur nga sa është realisht me PBB për frymë prej 2537 eurosh.

Kjo vjen si pasojë e faktit që në atë kohë në këtë qark po ndërtohej rruga Durrës-Kukës, e cila ka shkaktuar një rritje të përkohshme të prodhimit në veriun e Shqipërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA