Bundesliga, Leverkusen shkatërron Augsburg

10/09/2011 13:55

Ekipi i Augsburg është mundur në shtëpi 4-1 nga Bayer Leverkusen, në ndeshjen që hapi javën e pestë të kampionatit gjerman.

Me këtë fitore, ekipi i “aspirinave” ngjitet përkohësisht në krye të klasifikimit me 10 pikë, ndërsa Augsburg mbetet në fund me 1 pikë të vetme.

Të zotët e shtëpisë kaluan të parët në avantazh me Hosogay, në minutën e pestë, por më pas janë fundosur nga skuadra bavareze.

Pokeri mban firmat e Sam, Kiessling, sërish Sam dhe më pas Derdiyok, respektivisht në minutat ‘6, ’23, ’72 dhe ’89.

Top Channel