US Open, kualifikohen të mëdhenjtë

09/09/2011 10:05

Roger Federer ka mundur 3-0 me sete (6-4, 6-3 dhe 6-3) francezin Jo wilfred Tsonga në çerekfinalet e turneut amerikan US Open.

Zvicerani shpalosi një formë të shkëlqyer edhe pse përballë kishte një rival të fortë, i cili e kishte mundur në dy ndeshjet që kanë luajtur ndaj njëri-tjetrit këtë vit.

Edhe ky takim është ndërprerë ashtu si të tjerët nga reshjet e shiut për të rifilluar pas një ore pushimi.

Tashmë zvicerani do të ndeshet në gjysmëfinalet e US Open ndaj numrit 1 në botë, serbit Novak Djokovic.

Djokovic mundi në çerekfinale bashkëpatriotin e tij, Novak Tipsarevic, pasi ky i fundit u tërhoq për shkak dëmtimi pas 3 orë e 27 minutash lojë. Djokovic po fitonte 7-6, 6-7, 6-0 dhe 3-0 kur Tipsarevic la lojën.

Nga ana tjetër, Rafael Nadal ka mundur pa vështirësi luksemburgasin Gilles Muller 3-0 me sete (7-6, 6-1 dhe 6-2).

Spanjolli ka avancuar kështu për në çerekfinale sepse reshjet e shumta kanë bërë që shumë ndeshje të mbeten ende të pazhvilluara.

Top Channel