Red Bull me motor Renault deri në 2016

09/09/2011 14:40

Skuderia austriake Red Bull, që dominon botërorin e Formulës 1 për pilotë dhe konstruktorë, dhe fabrikuesi francez i motorëve Renault, kanë njoftuar ditën e sotme në Monza zgjatjen e kontratës së bashkëpunimit mes tyre edhe për pesë vite të tjera.

“Red Bull Racing dhe Renault Sport F1 konfirmojnë zgjatjen e bashkëpunimit të suksesshëm edhe për pesë vite të tjera”, lexohet në komunikatën e lëshuar ditën e sotme nga skuderia kampione e botës.

Komunikata erdhi menjëherë pas provave të para të lira të Cmimit të Madh të Italisë, ku piloti i McLaren Mercedes, Lewis Hamilton, regjistroi kohën më të shpejtë.

Në vend të dytë piloti tjetër i McLaren, Jenson Button. Paraqitje e mirë edhe për Red Bull që pozicionohet në vend të tretë dhe të katërt me Sebastian Vettel dhe Mark Webber.

Pilotët e Ferrari, Fernando Alonso dhe Felipe Massa, kanë përfunduar në vendin e shtatë dhe të tetë në provat e para të lira.

Top Channel