Juvenstus, Vucinic vidhet në Torino

09/09/2011 17:40

Aventurë e keqe për Mirko Vucinic. Dje në mëngjes, pak orë nga ndeshja që inauguroi stadiumin e ri të Juventus, futbollistit i është vjedhur një orë me vlerë rreth 20 mijë euro.

Sulmuesi malazez gjendej në zonën jugore të Torinos. Teksa ecte, Vucinic është ndaluar nga një motor me dy persona në bord dhe me fytyrë të zbuluar që i kanë marrë orën.

E kotë ka qenë tentativa e ish futbollistit të Romës dhe Leçes për të kundërshtuar vjedhjen.

Për këtë çështje po merren karabinierët që kanë marrë denoncimin e futbollistit.

Top Channel