
Një vaksinë për të ndërprerë duhanin mund të mbërrijë shumë shpejt në farmaci.
Aktualisht është duke përfunduar faza e fundit e eksperimentimit, e provuar në 1 mijë pacientë, e vaksinës “NicVAX” e prodhuar nga “NABI Biopharmaceuticals”.
Nëse rezultatet do të shfaqeshin pozitive, Food and Drug Administration mund të aprovojë shitjen e vaksinës.
“NicVAX”, shkruan Scientific American, e mëson organizmin e duhanpirësit që të sulmojë nikotinën që kapet nga antitrupat e prodhuara nga duhanpirësi i vaksinuar.
Duhani, femrat rrezikohen më shumë
Dëmi i duhanit është më i madh tek femrat. Më sakte, raporti i asaj cfarë shkakton në organizëm është një cigare për gratë me pesë për meshkujt.
Sipas studiuesve, organizmi femëror është më i ndjeshëm ndaj efekteve të duhanit, pavarësisht faktorëve të tjerë sic janë mosha, tensioni i gjakut, obeziteti apo shtresa sociale të cilës i përkasin.
Përpos kësaj, femrat duket se e kanë dhe më të vështirë që të heqin dorë nga duhanpirja.
Sipas studiuesve, femrat përbëjnë 20 përqind të duhanpirësve në botë.
Top Channel