SHBA, konkurs bukurie për femrat shtatzënë
08/09/2011 17:00
Konkurset e bukurisë zakonisht janë të rezervuara për femrat elegante, beqare dhe që ende nuk kanë filluar të mendojnë për formimin e një familjeje.
Por, në Houston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është organizuar një konkurs ku marrin pjesë femrat që janë në pritje të një fëmije.
Të mbështetura fuqishëm nga bashkëshortët dhe të dashurit e tyre, nënat e ardhshme morën pjesë në garën e ndërrimit të pelenave përpara se të tregonin hiret e tyre në pasarelën me rroba banjoje.
Fituesja e çmimit të parë mori 800 dollarë, një kamera dixhitale dhe një trajtim për zbardhje dhëmbësh.
Ky konkurs u organizua nga një radio në Teksas.
Top Channel