Seria A, tre lojtarë shqiptarë

08/09/2011 20:10

Të premten fillon sezoni i ri i Serisë A me ndeshjen e parë, Milan-Lacio.

Për herë të parë në historinë e këtij kampionati janë tre lojtarë shqiptar të përfaqësueses kuqezi që aktivizohen.

Lorik Cana është blerja më e re e Lacios në këtë merkato verore, i cili u afrua te skuadra kryeqytetase pas shkëmbimit me portierin Muslera, ndërkohë që një ditë përpara fillimit të sezonit raportohet një dëmtim i tij që do ta lërë jashtë ndeshjes me Milanin.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, e cila ka publikuar sot pagat e të gjithë lojtarëve të Serisë A, Lorik Cana është rroga e 4 më e lartë tek Lacio, me 1.7 milion euro në sezon.

Ndërkohë vazhdon aventurën e tij në kampionatin italian sulmuesi Erjon Bogdani, me Cezenën. Bomberi kuqezi do të startojë edicionin e tij të 11-të në kampionatin italian. Edhe pse në moshën 35-vjecare, Bogdani është një lojtar i formacionit të Cezenës me një pagë prej 280 mijë eurosh në sezon. Ndeshja e parë e kampionatit për Cezenën do të jetë ajo me Napolin, ditën e shtunë.

Për herë të parë debuton në Serinë A në këtë sezon me Novarën si portier i parë Saimir Ujkani, ndërkohë që është aktivizuar vetëm një ndeshje me Palermon në sezonin 2007/2008. Paga e portierit të përfaqësueses sonë është 200 mijë euro. Ndeshja e parë për skuadrën e Novarës që është ngjitur në këtë sezon në Serinë A do të jetë ajo ndaj Kievos në transfertë ditën e dielë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA