Mourinho refuzon ofertat milionere

08/09/2011 13:15

Trajneri portugez i Real Madrid, Jose Mourinho, ka refuzuar në muajt e kaluar një superofertë të pronarit të Anzhit.

Lajmin e bën të ditur shtypi spanjoll, sipas të cilit miliarderi Suleyman Kerimov i kishte ofruar trajnerit një rrogë vjetore prej 25 milionë eurosh.

Po sipas shtypit, “special one” ka marrë dhe refuzuar edhe një tjetër ofertë të bërë nga Manchester City për 20 milionë euro në sezon.

Gjithashtu, mësohet se Mou i ka thënë “jo” edhe një propozimi me një cek të bardhë të bërë nga presidenti i klubit turk Besiktas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA