Miranda Kerr në formë të shkëlqyer
08/09/2011 10:20
Xhinse tepër të ngushta, bluzë me viza horizontale, elegante, e bukur
dhe plot sharm. Kështu është fotografuar Miranda Kerr në aeroportin e
Los Angeles, në formë të shkëlqyeshme, shtatë muaj pas lindjes së
fëmijës së saj të parë.
Top modelja, bashkëshorte e aktorit të famshëm Orlando Bloom, është rikthyer me kohë në pasarelë dhe të gjithë janë cuditur se si ka arritur të jetë në formë kaq të mirë brenda pak kohësh.
Por Kerr nuk e mban sekretin vetëm për veten e saj. Ajo ka rrëfyer për “Cosmopolitan Australia”, se pi katër lugë në ditë vaj arre kokosi. Provojeni, nëse keni mundësi, ndoshta është efikase edhe për ju!
Top Channel