Megan Fox: U dobësova shumë

08/09/2011 19:40

Megan Fox habiti të gjithë fansat e saj pasi në fillim të këtij viti u shfaq shumë e dobësuar dhe tashmë aktorja pranon se po mbante një dietë të rreptë që nuk dha rezultatet e pritura.

25-vjeçarja pranoi se dieta vegjetariane bëri që të humbte shumë në peshë dhe se tashmë ka hequr dorë nga ajo.

Ditën djeshme, protagonistja e ‘Transformers’, është parë në Beverly Hills me format e saj të zakonshme dhe kjo falë lënies së dietës.

“Tashmë ha pak nga të gjitha dhe bëj palestër 3 herë në javë. Dieta ma ndalonte sheqerin, kafen dhe bukën. Haja vetëm fruta dhe perime, por u dobësova shumë”, u shpreh Fox në një intervistë për revistën ‘Amica’.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA