Mbetjet e një satelitit të vjetër, që shkojnë deri në 7 ton, pritet të hyjnë në atmoserë e të bien në tokë ditët e fundit të shtatorit, ose në ditët e para të tetorit.
Sipas NASA-s bëhet fjalë për mbetjet e satelitit, Upper Atmosphere Research Satellite (UARS), hedhur në orbitë në vitin 1991 me mision studimin e dukurive mes atmosferës së Tokës dhe Diellit. Falë UARS, u zbuluan për herë të parë vrimat e ozonit në skajet e atmosferës.
NASA thotë sateliti nuk do të mund të shkrijë plotësisht në atmosferë dhe një pjesë e tij do të bjerë në tokë. Agjencia amerikanee hapësirës, shton se për momentin nuk mund të përcaktojë se në cilën pjesë të globit do të bien mbetjet e UARS.
Top Channel