Humbja 2-1 në fushën e Luksemburgut iu “faturua” mbi të gjitha trajnerit
Josip Kuzhe. Gabimet në vendosjen si edhe zgjedhjet e gabuara taktike
në dy ndeshjet e fundit, kanë bërë që tekniku kroat të jetë në qendër të
furtunës.
Janë të shumtë ata që kërkojnë largimin e 58-vjeçarit, që vetëm pak kohë më parë ishte një idhull. Lamtumira mund të ndodhë, e sipas të gjitha gjasave, ajo mund të vijë në muajin tetor, pasi Shqipëria të ketë luajtur edhe dy ndeshjet e mbetura në kualifikueset e Euro 2012, me Francën dhe Rumaninë.
Humbja në Luksemburg ka vënë seriozisht në dyshim rinovimin e kontratës së Kuzhesë dhe tashmë trajneri ka nevojë për një mrekulli për të fituar rinovimin edhe për një tjetër edicion në krye të kuqezinjve. Edhe pse shanset janë minimale, 58-vjeçari nuk tërhiqet. Ai mësohet t’u ketë thënë njerëzve të afërt në ekipin Kombëtar se, “ndryshe nga paraqitja katastrofike e edicionit të kaluar me Rumaninë, të paktën këtë herë Shqipëria ka edhe dy ndeshje për të tentuar të përmirësojë imazhin”.
Pas kthimit nga Luksemburgu vete Kuzhe u shpreh se nuk ka menduar për pozicionin e tij.
Jemi të parafundit sërish në grup me 8 pikë, 3
humbje rradhazi që prishën ëndrrën që besuan të gjithë në fillim të
edicionit, gjithçka duket drejt një fundi të hidhur sa i përket
rezultateve, lojtarëve që po largohen pa zëvendësues dhe një trajneri që
mendon se duhet filluar nga e para, por sërish me të në timon.
Top Channel