Këngët më të shëmtuara të viteve ’90

08/09/2011 09:00

“Rolling Stone”, revista e famshme amerikane që i kushtohet muzikes ka
publikuar listën e këngëve më të këqija, pasi mblodhi rezultatet e një
sondazhi të kryer te lexuesit e saj për krijimet e viteve 90-të.

“Ato vite kanë patur muzikë të mrekullueshme të krijuar nga Nirvana apo Radiohead, por ka patur edhe muzikë të shëmtuar që u dëgjua vetëm për pak kohë dhe u hodh në koshin e plehrave njëherë e mirë”, shkruan revista.

Shihni listën dhe do të zbuloni supriza:

Në vendin e 10-të: 4 Non Blondes, ‘What’s Up’- Kënga u bë hit në vitin 1993, nga një grup që u shkri sa hap e mbyll sytë.

Në vendin e 9-të: Right Said Fred, “I’m Too Sexy”- Kënga u krijua në vitin 1991 dhe kritikonte mënyrën e të sjellurit të top modeleve.

Në vendin e 8-të: Baha Men, “Who Let The Dogs Out” – Kënga u incizua në vitin 1998 nga Anslem Douglas, por i riregjistrua nga grupi ‘Bahamas’ dhe u fut menjëherë në hit parade.

Në vendin e 7-të: Céline Dion, “My Heart Will Go On”, – Kolona zanore e filmit “Titanic”, në vitin 1997 mori diskun e artë në Shtetet e Bashkuara.

Në vendin e 6-të: Hanson, “MMMBop” – Kjo këngë e vitit 1997 solli sukses të menjëhershëm por të shkurtër. Aktualisht Hanson njihen vetëm për këtë këngë, ndërsa krijimet e tyre u pëlqejne një grupi fare te vogël njerëzish.

Në vendin e 5-të: Chumbawamba, “Tubthumping” – Kënga ka dalë në vitin 1997 dhe suksesi i saj qe i madh, por sërish tepër i shkurtër në kohë.

Në vendin e 4-t: Vanilla Ice, “Ice Ice Baby”- Kënga doli në vitin 1990 dhe është një biografi e sajuar e reperit, i cili thoshte se ishte rritur në një geto.

Në vendin e 3-të
: Billy Ray Cyrus, “Achy Breaky Heart” – Babai i Miley Cyrus ishte vetëm 20 vjec kur u bë yll i muzikës ‘country’ në vitin 1992.

Në vendin e 2-të
: Los Del Rio, “Macarena” – Hit-dance qëndroi për 14 javë në vendin e parë të klasifikimit të “Billboard Hot 100”.

Në vendin e 1-ë: Aqua, “Barbie Girl” -Kënga doli në vitin 1997 nga grupi dance-pop danez, u bë hit dhe argëtoi për një kohë të shkurtër publikun.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA