Galliano i shpëton burgut

08/09/2011 16:30

John Galliano duhet të paguajë 6 000 euro gjobë për shkak të fyerjeve raciste dhe antisemite në një bar të Parisit ndaj 3 klientëve, në tetorin e vitit të kaluar dhe në shkurtin e këtij viti.

Ky është një dënim qesharak duke marrë parasysh se pagesa nga ana e dizenjuesit nuk do të bëhet fare nëse ai sillet mirë dhe nuk përsërit të tilla incidente në të ardhmen.

Ky ishte vendimi që u dha nga një gjykatë e kryeqytetit francez, vendim që mund të ishte edhe më i rëndë. Stilisti mund të ishte dënuar me 22 500 euro gjobë dhe 6 muaj burg në rastin më të keq siç parashikohet nga ligji francez.

Gjyqtarët kanë marrë parasysh se kur Galliano ka ofenduar me një gjuhë të ulët ka qenë i dehur, ka kërkuar falje dhe se më pas ka pranuar të hyjë në një qendër rehabilitimi për të zgjidhur problemet e tij me alkoolin dhe qetësuesit.

Galliano pati ofenduar në tetor një grua 35-vjeçare në një bar duke i thënë se kishte “një fytyrë çifute të ndyrë”, ndërsa një çifti i ka thënë se “njerëz si ju duhet të ishin mbytur në dhomat e gazit”.

Këto incidente kanë bërë që Galliano të humbte punën si drejtori kreativ i firmës së famshme ‘Dior’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA