Cristiano: Dua të fitoj sërish Champions

08/09/2011 16:10

Cristiano Ronaldo, sulmuesi i Real Madrid, është shprehur në një intervistë për uefa.com se ekipi ku ai bën pjesë duhet të fitojë një titull të rëndësishëm sa më shpejt të jetë e mundur.

“Duhet të fitojmë një nga titujt e rëndësishëm: kampionatin ose Ligën e Kampioneve sepse këto tituj të japin lavdinë në futboll”, deklaron portugezi.

“Të fitosh Champions është kulmimi i një sezoni të tërë sepse është trofeu më i rëndësishëm për klube. Kam pasur fatin ta fitoj një herë me Manchester United në vitin 2008 dhe mendoj se ai ka qenë momenti më madhështor në karrierën time”, shton Cristiano Ronaldo.

Përsa i përket golave të shumtë që numri 7 i madrilenëve ka shënuar sezonin e kaluar, sulmuesi theksoi: “Ekipi më ndihmon shumë në shënimin e golave. Të luash përkrah lojtarëve të mëdhenj është një plus i madh.”

Top Channel